Aktualitet Prostituta dhe kokainë në lokal, në pranga pronari 43-vjeçar

Prostituta dhe kokainë në lokal, në pranga pronari 43-vjeçar

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me efektivë të Postës Policore Belsh pas informacioneve të marra nga komuniteti kanë finalizuar operacionin e koduar “Liqeni”.

Policia njofton se në ambientet e një lokali u shpërndahej kokainë klientëve të ndryshëm, si dhe shfrytëzoheshin vajza të moshave të ndryshme për prostitucion. Në pranga ka rënë  E.Ç., 43 vjeç, banues në Fier, (pronari i lokalit në të cilin zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme), si dhe u proceduan penalisht në  gjendje të lirë 5 shtetase për veprën penale “Prostitucioni”.

Policia ka sekuestruar 14.7 gramë kokainë, një peshore elektronike, automjeti në pronësi të shtetasit E.Ç., si dhe 6 aparate telefonike celulare.

Gjithashtu 43-vjeçari nuk ishte i pajisur me kasë fiskale gjatë ushtrimit të aktivitetit në lokali, duke bërë të mundur fshehjen e të ardhurave. Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, dhe “Fshehja e të ardhurave”, në ngarkim të shtetasit E.Ç.