Kryesore Protesta dhe zgjedhjet, Rama mbledh në zyrë Ruçin, Lleshajn dhe Ballën

Protesta dhe zgjedhjet, Rama mbledh në zyrë Ruçin, Lleshajn dhe Ballën

Protesta e tetë e opozitës mblodhi në zyrën e Edi Ramës, Gramoz Ruçin, Taulant Ballën dhe Sandër Lleshajn.

Përgjimi i publikuar nga “Bild” trazoi politikën dhe Prokurorinë. Pikërisht për këtë arsye mazhoranca i trembet një acarimi të mundshëm të situatës gjatë protestës.

Ndaj, takimi në zyrën e Ramës vjen për të koordinuar aksionin e të majtëve jo vetëm për mbasditen e së shtunës, por dhe më tej, deri në ditën e zgjedhjeve, 30 qershor.

Çdo të ndodhë të shtunën është një pikëpyetje për të dyja palët brenda Parlamentit.

Pas përgjimeve të fundit të publikuara nga media gjermane, socialistët kanë edhe dilemat e tyre të brendshme për të zgjidhur.