Politika Protesta e 8 korrikut/ Zbulohen urdhrat që Kryemadhi iu jep strukturave të...

Protesta e 8 korrikut/ Zbulohen urdhrat që Kryemadhi iu jep strukturave të LSI-së

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën sërish thirrje për protestën e 8 korrikut, që do të mbahet nga opozita.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Kryemadhi bën me dije se ka komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Kryemadhit, fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë korrupsionit është e jashtëzakonshme.

Gjithashtu kryetarja e LSI paralajmëron se do të ketë takime, por nuk jep detaje më të hollësishme.

Statusi i plotë:

Sot, të shtunën në zyrë duke komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë. E jashtëzakonshme fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Entuziazëm në çdo familje shqiptare për ndryshimin e këtij sistemi të kalbur.

Ftoni familjarët, miqtë, shokët, të bëhemi të gjithë bashkë më 8 korrik.

Gjatë pasdites vazhdojmë me takime në Tiranë.