Aktualitet Protesta e opozitës, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët

Protesta e opozitës, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për protestën e opozitës që do të mbahet ditën e premte më 21 Qershor.

“Një demonstratë masive pritet të zhvillohet pranë Kryeministrisë të premten më 21 Qershor 2019 duke filluar në orën 20:00. Protestuesit do të protestojnë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizin në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës nuk dihet. Në protestat e fundit ka patur edhe akte dhune. Forcat policore kanë përdorur ujë dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën. Personeli i ambasadës së SHBA dhe familjarët e tyre janë njoftuar për të shmangur vendet ku zhvillohen demonstratat”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA, e cila u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të mos frekuentojnë këto zona ditën e premte.

“Shmangni grumbullimet e turmave dhe zonat ku zhvillohen demonstratat. Monitoroni mediat lokale për t’u informuar, mos bini në sy dhe jini të vetëdijshëm ku ndodheni”, apelon ambasada.