Opozita Protesta e opozitës, Kryemadhi: Mund të rrethohet Kryeministria, por s’po dalim të...

Protesta e opozitës, Kryemadhi: Mund të rrethohet Kryeministria, por s’po dalim të rrëzojmë Ramën

E ftuar te “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se ndryshimet në kabinet nga Edi Rama në masën 90% erdhën si rezultat i presionit të opozitës.

Sa i takon protestës së 16 shkurtit, Kryemadhi tha se qëllimi nuk është rrëzimi i Ramës, ndërsa nga ana tjetër foli për një skenar rrethimi të Kryeministrisë nga protestuesit.

E pyetur se pse opozita shtyri protestat, Kryemadhi tha se një tezë e tillë nuk qëndron, pasi sipas saj, opozita nuk pati publikuar një axhendë konkrete por ka paralajmëruar denoncimin në vazhdimësi të aferave korruptive të qeverisë, sipas saj, dhe më pas nisjen e protestave.

Ajo tha se ndryshimi i kabinetit qeveritar në masën 90% është fryt i punës së opozitës në denoncimin e përditshëm të keqqeverisjes.

Sa i takon protestës së 16 shkurtit, Kryemadhi tha se në këtë protestë ajo nuk do dalë për rrëzimin e Ramës dhe as për rotacion politik, por për të ngjallur shpresë te shqiptarët.

Nga ana tjetër Kryemadhi foli për një skenar rrethimi të Kryeministrisë.

“Do zgjasë sa të kenë dëshirë njerëzit. Njerëzit do ta vendosin vetë. Më të egër janë njerëzit sesa ne kundër Edi Rama. Në datën 16 fillon protesta dhe nuk do ndalemi më.  Protesta o mund të jetë në gjithë Shqipërinë, mund të jetë o në të gjithë Tiranën…Mund të jetë ose rrethimi i Kryeministrisë…mund të jetë ccfarë të doni ju. Do ketë variante nga më të ndryshmet”, tha Kryemadhi.