Kryesore Protesta e opozitës, Lubonja: Mungoi reagimi i qytetarëve të zhgënjyer

Protesta e opozitës, Lubonja: Mungoi reagimi i qytetarëve të zhgënjyer

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestën e sotme të opozitës, ku mijëra qytetarë u mblodhën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Lubonja tha se në raste protestash, ajo çka diskutohet është numri i pjesëmarrjeve në të.

Sipas tij, në këtë protestë nuk u vu re pjesëmarrje e qytetarëve të zhgënjyer nga qeverisja.

“Kjo ishte një protestë e organizuar nga opozita, dhe në Shqipëri në këto raste diskutohet sa njerëz mblodhi.

Pra a mblodhi aq njerëz sa të trembet mazhoranca nga reagimi i qytetarëve?

Nga pamjet që pamë mund të them se është një pjesëmarrje me një protestë të mëparshme të opozitës.

Në mendimin tim ishin mbështetës të partive opozitare, dhe nuk u vu re një reagim qytetar pa bindje politike.

Me këtë protestë, opozita tregoi se është gjallë, dhe se ka një numër qytetarësh me vete”, u shpreh Lubonja.