Politika Protesta e opozitës, reagon OSBE: Jemi të shqetësuar për dhunën!

Protesta e opozitës, reagon OSBE: Jemi të shqetësuar për dhunën!

Kryetari i OSBE-së në detyrë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Sllovakisë Miroslav Lajçák, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Tomas Greminger, Kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSBE PA) George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë parlamentare te OSBE-së, Roberto Montella dënuan ashpër përdorimin e dhunës nga protestuesit gjatë fundjavës në kryeqytetin e Shqipërisë, si dhe kërcënimet dhe përpjekjet për intimidim drejtuar Shefit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Ata gjithashtu i bënë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit që të tregojnë përmbajtje

Drejtuesit e OSBE theksuan se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një parakusht themelor i një shteti demokratik. Por institucionet e forta vendase – përfshirë, në mënyrë kritike, një parlament efektiv – janë gurët e themeli të demokracisë dhe thelbësore për stabilitetin politik dhe sundimin e ligjit. Dhuna dhe frikësimi i zyrtarëve të organizatave ndërkombëtare janë të papranueshëm.

“Trazirat nuk janë zëvendësuese për angazhimin politik demokratik. Ata presin çdo shans për dialog – dhe për këtë arsye çdo shans për të gjetur një bazë të përbashkët. Ne i bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë dhe qytetarëve të Shqipërisë që të tregojnë përgjegjësi, të demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të veprojnë me përmbajtje. OSBE do të vazhdojë të mbështesë procesin demokratik në Shqipëri”, thuhet në njoftim.