Kryesore Protesta e opozitës, shkon në 40 numri i të shoqëruarve në polici

Protesta e opozitës, shkon në 40 numri i të shoqëruarve në polici

Menjëherë pas protestës së opozitës, mbrëmjen e djeshme policia nisi shoqërimet në komisariat.

Deri në këto momenete numri it ë arrestuarve shkon në më shumë se 40 persona.

Pas mbylljes së protestës së opozitës në komisariat mbërritën ish-deputetë të PD dhe kërkuan lirimin e të shoqëruarve. Në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë shkoi Edmond Spaho, Bardh Spahia, Endri Hasa, Romeo Gurakuqi, Klevis Balliu dhe Edi Paloka.

Ish-deputetët kërkuan një takim me përfaqësues të policisë, por i është thënë se protestuesit janë shoqëruar nëpër komisariate dhe më pas do të sillen në drejtori.

Shoqërimi i protestuesve është bërë pasi dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme kundrejt forcave të policisë.