Aktualitet Protesta e opozitës, sot bllokohen rrugët në 12 qarqe

Protesta e opozitës, sot bllokohen rrugët në 12 qarqe

Sot pasdite, në orën 18:00, opozita do të përshkallëzojë protestën duke bllokuar akset rrugore në të 12 qarqet e vendit.

Në Tiranë bllokohet ish-sheshi “Shqiponja”. Në Qarkun e Kukësit do të bllokohet aksi te Ura e Drinit, në hyrje të Rrugës së Kombit.

Në Shkodër, bllokimi kap rrugën që e lidh atë me Koplikun, ndërsa në Lezhë rrethrrotullimin e Milotit. Në kryqëzimin Burrel-Rrëshen-Klos bllokohet qarkullimi për Qarkun e Dibrës.

Te Plepat në Durrës do të bllokohet hyrja e autostradës dhe si zakonisht në Elbasan mbikalimi i Bradasheshit.

Në Korçë nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në hyrje të rrugës nacionale, ndërsa në Gjirokastër te kryqëzimi që lidh qytetin me Përmetin dhe Tepelenën.

Në Fieri, bllokimi bëhet në Urën e Mbrostarit, ndërsa në Vlorë te hyrja e autostradës drejt Levanit. Javën e kaluar u bllokuan për një orë 5 nyje kyçe të akseve kombëtare.