Kryesore Protesta e studentëve: Mesazhet e këtyre pankartave janë gjeniale (FOTO)

Protesta e studentëve: Mesazhet e këtyre pankartave janë gjeniale (FOTO)

Shpërndaje

Studentët e Universiteteve private u mblodhën sot në ditën e dytë për heqjen e tarifave shtesë.

Përveç heqjes së tarifës për lëndët e mbartura, studentët kërkojnë dhe “përgjysmim të tarifës së studimit, përmirësim të kushteve të konvikteve si dhe përfaqësimin e tyre me një anëtar në Bordet e administrimit të fakulteteve.

Protesta u zgjedhur jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Korçë dhe Elbasan.

Mijëra studentë u mblodhën që në orën 09:00 të kësaj të enjteje për t’iu drejtuar Ministrisë së Arsimit.

Me thirrjet “E duam Shqipërinë si Europa”, “Ne nuk jemi bankomat”, “S’ka më heshtje, s’ka më pritje”, studentët e bashkuar kërkuan të drejtën e tyre.

Ata ishin të përgatitur, pasi kishin marrë me vete jo vetëm pankarta, por edhe lëtyra higjienike të cilat i gjuajtën në drejtim të godinës së ministrisë.

Po ashtu studentët mbanin në duar edhe kartonin e kuq, si për t’i treguar ministres Lindita Nikolla se bëri një veprim të gabuar.

Studentët fituan betejën e parë, pasi qeveria u tërhoq nga shtimi i tarifave.

Vëmendja ishte dhe te pankartat e tyre, të cilat përcillnin një mesazh shumë të fortë, të formuar në mënyra të ndryshme.

Shikoni më poshtë të gjitha pankartat që u fotografuan gjatë protestës së sotme: