Kryesore Protesta më 6 Dhjetor, Berisha: Europa ta shikojë se po vjen në...

Protesta më 6 Dhjetor, Berisha: Europa ta shikojë se po vjen në një vend që renditet poshtë Vietnamit

Më 6 Dhjetor, ditën kur në Tiranë do të mbahet për herë të parë samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, opozita ka njoftuar se do të mbajë protestën e radhës.

Por, pavarësisht se mazhoranca e ka konsideruar veprim të turpshëm mbajtjen e protestës në ditën kur BE vjen në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se Europa duhet ta shikojë situatën në vendin në të cilin vjen, sipas të cilit, Shqipëria renditet poshtë Vietnamit sa i përket standardit të demokracisë.

Pyetje: Qeveria ka pasur një qëndrim në lidhje me datën e protestës, 6 Dhjetorit kur pritet të mblidhet dhe një samit i vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke e quajtur vendosjen e datës 6 dhjetor si një qëndrim antieuropian. Cili është mendimi juaj?

Sali Berisha: Është një qëndrim kryekëput pro europian, një qëndrim që synon t’i thotë Europës së krahas narkoshtetit të Edi Ramës, krahas politikave të shpopullimit që shndërroi shqiptarët në kombin e gomoneve, krahas regjimit të monizmit të plotë që ka degdisur Shqipërinë 4 vende nën Vietnamin komunist për indeksin e zbatimit të ligjit.

Pra, të rikujtojmë ne që ata vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit për standardet e demokracisë është dhe një popull i tërë i fuqishëm opozitar, që do të mbushë sheshet e rrugët, nga e gjithë Shqipëria në mbrojtje të idealeve demokratike evropiane dhe të ëndërrës evropiane të shqiptarëve.

Pyetje: Në cilin vend do të mbahet protesta?

Sali Berisha: Do të përcaktohet.

Këto komente Sali Berisha i bëri në një pronocim për gazetarët pasi vizitoi Panairin e Librit.