Kryesore Protesta nis me kapsolla. Militantët e PD-LSI, të pajisur me maska kundragaz

Protesta nis me kapsolla. Militantët e PD-LSI, të pajisur me maska kundragaz

Ndërsa ka nisur protesta e opozitës, ndërtesa e Kryeministrisë duket se është blinduar nga forca të shumta policie.

Vetë militantët e PD kanë hedhur kapsolla dhe tymuese që në oborrin e selisë blu, nga ku nisën edhe marshimin.

Me thirrje “Rama Ik”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” apo “Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar”, protestuesit e opozitës po zhvillojnë sot protestën e 4 kombëtare.

Shumë prej protestuesve janë të pajisur me kundra gaz.

Drejt kryeministrisë janë hedhur edhe flakadanë e bojë.