Aktualitet Protesta/ Policia shoqëron dy studentë

Protesta/ Policia shoqëron dy studentë

Studentët Vilson Kulemani dhe Gezim Almeta janë shoqëruar për në rajonin Nr.1 të policisë. Ende nuk është e qartë arsyeja e ndalimit të tyre.

Dy të shoqëruarit janë të rinjtë që varën çarçafin e madh tek Universiteti Politeknik.

Të rinjtë mendohet se kanë bllokuar dyert e universitetit dhe më pas kanë shpalosur banderolën gjigante.

Edhe studentët e tjerë protestues po shkojnë të komisariati nr 1.

Gjatë paradites së sotme, studentët nga shumë universitete vijuan protestën e paralajmëruar vitin e kaluar.

Ata kërkojnë zbatimin e 8 pikave nga qeveria, ndërsa sot kërkuan shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë.