Kryesore Protesta, Rama: Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e...

Protesta, Rama: Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë

Kryeministri Edi Rama akuzon opozitën se është pa program dhe me protestën e ditës së shtunë nuk i bëri asgjë qeverisë.

Por sipas tij, nga kjo protestë u dëmtua Shqipëria pasi dhuna përpara Kryeministrisë u pasqyrua nga të gjitha mediat botërore.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ajo që ndodhi më 16 Shkurt do të përdoret nga eurodeputetët që nuk duan hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Çfarë trishtimi pasqyra e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE“, shkruan Kryeministri Edi Rama.