Kryesore Protesta, Ruçi nxjerr blof opozitën, anulon seancën e Parlamentit

Protesta, Ruçi nxjerr blof opozitën, anulon seancën e Parlamentit

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka anuluar seancën e nesërme të Parlamentit Vendimi vjen pasi opozita ka paralajmëruar një protestë tjetër pranë ndërtesës ku zhvillohen seancat plenare.

Në orën 17:00, kryeparlamentari Ruçi ka njoftuar një konferencë me gazetarë.

Vendimi vjen ndërkohë që gjatë ditës së sotme, ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë janë angazhuar për të zgjidhur ngërçin e krijuar pas vendimit të opozitës për të lënë mandatet.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Luigi Soreca zhvilloi një takim kokë më kokë në selinë blu me kryetarin e PD Lulzim Basha, ku kërkoi dialog.

Në një prononcim të shkurtër pas takimit, Soreca tha se i bëri të qartë zotit Basha qëndrimin e Bashkimit Evropian