Politika Protesta/ Shiheni Bashën me lot në sy

Protesta/ Shiheni Bashën me lot në sy

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha prej 4 orësh po qëndron para Kryeministrisë duke inkurajuar protestuesit të vazhdojnë qëndresën.

Në disa foto të realizuara nga LSA, Basha shikohet me sy të skuqura, për shkak të gazit lotsjellës, që është përhapur shumë herë gjatë protestës së sotme.

Garda e Republikës ka përdorur gazin lotsjellës në momentet që turma po sulmonte derën kryesore të godinës së Qeverisë.

Ndërkohë rrjeti ka nisur garën e memeve duke ironizuar Bashën.

“A të qaj 5 minuta” është një meme kushtuar Lulzim Bashës, i cili shih teksa fshin lotët në protestë.