Kryesore Protesta studentore, Meta: Zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë

Protesta studentore, Meta: Zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, të hënën, deklaroi se duhet reflektuar me shpejtësi dhe maturi rreth protestës së studentëve që po zhvillohet në disa qytete kryesore të vendit.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Akademisë shqiptare të Studimeve Politike, presidenti Meta tha se ekziston një konsensus i gjërë publik që i konsideron kërkesat e tyre si të drejta, legjitime dhe të realizueshme.

Presidenti u shpreh se për këtë arsye, zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë.

Unë kam besim se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë, për një bashkëpunim gjithëpërfshirës, me qëllim plotësimin e këtyre kërkesave të drejta më interesin më të mirë, jo thjesht të studentëve, por në radhë të parë në interesin më të mirë të të gjithë vendit. Pasuria më e madhe, së cilës duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje se deria tani, është rinia, është potenciali i saj, Dhe investimi madhor dhe afatgjatë duhet të jetë një edukim sa më cilësor dhe i aksesueshëm për të gjithë të rinjtë. Formimi profesional në të gjitha fushat është domosdoshmëri. Pa bërë një investim të ndjeshëm në kapitalin njerëzor, do ta kemi të vështirë për një rritje ekonomike të lartë, më të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse“, tha presidenti Ilir Meta.