Kryesore Protestat në SHBA/ Shqiptarët dhe italianët me shkopinj në duar mbrojnë bizneset...

Protestat në SHBA/ Shqiptarët dhe italianët me shkopinj në duar mbrojnë bizneset e tyre

Zyrtarët e shtetit të Minesotës e përcaktuan vdekjen e Xhorxh Floydit si vrasje, duke thënë se ai pësoi humbje të rrjedhjes së gjakut për shkak të shtypjes në qafë kur po mbahej me forcë nga policia e Minneapolisit.

Afrikano-amerikani 46-vjeçar, vdiq javën e kaluar kur ishte në pranga, ndërkohë që oficeri i bardhë, Derek Chauvin, i mbajti gjurin në qafë për disa minuta. Vdekja e tij, e kapur në video, është bërë shkak për protesta kaotike në dhjetëra qytete amerikane, disa prej të cilave janë shndërruar në dhunë.

Një shqiptar në New York ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku dëgjohet një burrë që tregon se askush nuk i ka prekur bizneset e italianëve dhe shqiptarëve.

Kjo pasi, sipas tij, ata e kanë marrë situatën vetë në dorë dhe po mbrojnë bizneset e tyre.

Burri në video dëgjohet të thotë: “Bravo shqiptarëve dhe italianëve..ata kanë dalë të gjithë jashtë dhe nuk po lënë askënd që të prekë asgjë në këtë lagje.

Ata të gjithë kanë shkopinj, ata janë gati. Mendohuni dy herë para se të vini këtu dhe të bëni ato gjërat pa lidhje.”