Politika Proteston opozita parlamentare: Nuk do bëhemi fasadë e ‘fejesës’ PS-PD

Proteston opozita parlamentare: Nuk do bëhemi fasadë e ‘fejesës’ PS-PD

Deputetët e opozitës parlamentare janë larguar në shenjë proteste nga tryeza e thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore. Ralf Gjoni, deputet i Grupit të Pavarur Parlamentar, ka theksuar se deputetët e Kuvendit nuk do të bëhen fasadë dhe nuk do të përdoren për një ‘fejesë’ PS-PD.

“Nuk mund të bëhemi fasadë e një tryezë me tre bashkëkryetarë dhe për t’u bërë sajesë e një fejese PD-PS. Ne kemi dalë në shenjë proteste të asaj maskarade që pamë”, u shpreh Gjoni.

Gjoni theksoi se opozita parlamentare është për ndryshim të sistemit zgjedhor dhe se nuk do të lejojë asnjë pazar në kurriz të qytetarëve.