Bota Protestuesit e zhveshur ndërpresin debatin e Brexit (FOTO)

Protestuesit e zhveshur ndërpresin debatin e Brexit (FOTO)

Protestues gjysmë të zhveshur ndërprenë një natë në parë seancën në Parlamentin britanik në mes të debatit të nxehtë për Brexit, duke kërkuar më shumë vëmendje për ndryshimet klimatike.

Të vendosur në zonën e hapur për publikun, ata tërhoqën vëmendjen e deputetëve, mes tyre edhe ish-liderit Laburist, Ed Milliband, që zgurdulloi sytë me habi kur i pa.

Ndërsa një tjetër deputet, laburisti Peter Kyle, e quajti me humor protestën “e vërteta lakuriqe”.

Policia ndërhyri shpejt duke i larguar pjesëtarët e grupit “Rebelimi ndaj Zhdukjes”, edhe pse deputeti Konservator James Heappey shkeli rregullat e sallës dhe i fotografoi protestuesit, pavarësisht thirrjeve të kreut të Parlamentit John Bercow, i bëri thirrje që t’i injoronin dhe të vazhdonin me debatin për Brexit.