Politika Protestuesit i vënë flakën makinës, Policia ultimatum: Largohuni!

Protestuesit i vënë flakën makinës, Policia ultimatum: Largohuni!

Situata përpara Parlamentit vijon të jetë e tensionuar.

Protestuesit herë pas here afrohen në hyrje të Parlamentit, ku i kanë vënë edhe zjarri një automjeti, ndërsa policia u bën thirrje me altoparlant protestuesve që të largohen. “Do të përdoret çdo mjet që lejon ligji”, dëgjohen thirrjet e policisë.

Makina në flakë

Një makinë ka marrë flakë në rrugën “George W. Bush”, të cilës dyshohet se i është vënë flakë nga një prej shisheve me molotov që kishin disa prej protestuesve.

Protestuesit i vunë flakën makinës pasi mendonin se i përkiste policisë,. Automjeti ka qenë i parkuar që para fillimit të protestës dhe i përket një punonjësi të policisë të Komisariatit nr. 1.

Ndërkohë, protesta e opozitës do të vazhdojë dhe nuk ka ende një orë për mbylljen e saj, edhe pse leja është marrë deri në mesnatë.