Extra Provokohet nga të gjithë (edhe nga produksioni), Luizi po mendon largimin nga...

Provokohet nga të gjithë (edhe nga produksioni), Luizi po mendon largimin nga “BBV”: Nuk mban më

E cilësojnë si “luan” fansat jashtë, por Luizi duket se është lodhur nga situatat dhe provokimet që po merr çdo ditë nga të gjithë, përfshirë edhe produksionin, në “Big Brother VIP”.

Madje Luizi po mendon largimin. Në një bisedë me Kiarën, ai deklaroi se nuk duron dot më pasi i ka të gjithë kundër dhe është i vetëm përballë tyre. Luizi u shpreh se nuk është i pathyeshëm dhe i paprekshëm dhe se 3 muaj qëndrim janë shumë.

Një nga arsyet e Luizit se përse do të dalë është që i ka të gjithë kundër dhe do vijë një moment që do e ngacmojnë keq e nuk do të përmbahet dot.

“Dua të dal për Zotin. Nuk besoj se e fitoj kështu qe… Do të duroj sa do duroj, por s’mban më. Të gjithë kundër, rrinë lëshojnë ndonjë kunj çdo dite për të parë ku jam. Do të vijë një moment kur do me zënë ngushtë. I kam te gjithë bashkë kundër, s’di çfarë të bëj më. Nuk jam as i pathyeshëm, as i paprekshëm, as më i forti, jam ky që jam. Nuk mund të luftoj kaq gjatë”, u shpreh këngëtari.

Kiara i jep kurajë Luizit duke thënë: “Këtu nuk ka asnjë si ty. Je i veçantë. Ndihem shumë e lumtur që je këtu”, u shpreh moderatorja. Duket se Luizi është rënduar psikologjikisht pas debatit të rëndë që pati dje me Oltën, ku shpërthyen në ofendime dhe kërcënime ndaj njëri-tjetrit.