Politika PS hap fushatën – Balla sulmon Lulin, Saliun e Monikën: Burg për...

PS hap fushatën – Balla sulmon Lulin, Saliun e Monikën: Burg për ju në 30 qershor!

Ashtu siç ishte paralajmëruar në orën 17:00 me Taulant Ballën në krye të foltores në Parkun Olimpik të Tiranës, Partia Socialiste e Shqipërisë ka çelur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Balla në fjalën e tij deklaroi se “jo vetëm që në 2019 filloi bisedimet për Shqipërinë, por PS do të jetë në qeverisjen e vendit edhe kur të marrim datën për anëtarësim”.

Ai pati një kërcënim të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që do të tentojnë të pengojnë zgjedhjet më 30 qershor, duke përmendur me emra Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe Monika Kryemadhin.

“Për ata që betohen e stërbetohen që nuk do lejojnë të bëhen zgjedhjet në Shqipëri. Është krim, ndëshkohet rëndë nga Kodi Penal kush e kryen. Nuk ka ende ndonjë budalla në këtë vend që t’i besoj Lulit, Monikës e Saliut e të marri veten më qafë më 30 qershor. Më 30 qershor do të jemi më 61 bashki për t’i treguar shqiptarëve që ne jemi partia që bëjmë shtet, respektojmë Kushtetutën”, tha Balla.