Politika PS mbledh të premten Asamblenë, zbardhet agjenda

PS mbledh të premten Asamblenë, zbardhet agjenda

Partia Socialiste do të mbledhë të premten Asamblenë Kombëtare.

Agjenda e kësaj asambleje është zbardhur dhe është mësuar se do të nisë në orën 10:00 me fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Në axhendën e punimeve pritet të merren edhe disa vendime siç është miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të PS në datë 30 mars 2019 si dhe miratimi i vendimit për krijimin dhe funksionimin e shtabeve elektorale në të gjitha nivelet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.