Politika PS reagon për herë të parë për Tahiri: Çështje e drejtësisë, jo...

PS reagon për herë të parë për Tahiri: Çështje e drejtësisë, jo e jona

Partia Socialiste nuk ka preferuar të bëjë një koment të gjatë për vendimin e dhënë nga gjykata për Saimir Tahirin. Elisa Spiropali, zëdhënësja e kryesisë së PS-së dhe drejtuesja politike e qarkut Tiranë thotë se e gjitha kjo s’është një çështje për PS-në.

“Është çështje e drejtësisë jo e Partisë Socialiste, as e qeverisë dhe as e partive të tjera politike në tërësi, të cilat kanë kohë që kanë braktisur detyrën për t’u marrë me çështje që nuk u takojnë asfare”, tha ajo.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha tha dje se gjykata dha një vendim të turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës.

“Vendimi konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin”, tha Basha.