Bota Pse amerikanët duan të largohen nga Nju Jorku?

Pse amerikanët duan të largohen nga Nju Jorku?

Një sondazh i fundit tregon se niveli i dhunës në Nju Jork vetëm është përkeqësuar 2 vitet e fundit, edhe në pandemi, duke detyruar punonjësit kryesisht në sektorin privat, të dorëhiqen nga puna, për të qenë të sigurt e për t’i shpëtuar dhunës, e ushtruar në një formë apo një tjetër.

48% e banorëve, pjesë e sondazhit në Nju Jork, të pyetur, nëse ndihen të sigurt në qytetin e tyre, thonë se po detyrohen të largohen prej andej, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së sigurisë në qytetin e madh.

Sondazhi është realizuar mes datave 17 shkurt dhe 11 mars. Më të pasigurt ndihen punonjësit e sektorit privat, që thonë se janë vazhdimisht nën presion nga punëdhënësit e tyre.

74% e qytetarëve të pyetur, thonë se ndihen të kërcënuar kryesisht në transportin publik dhe situate sipas, tyre është përkeqësuar që prej nisjes së pandemisë. Problem mbeten sulmet e dhunshme, grabitjet e armatosura apo sulmet e armatosura. Shumë pak njujorkezë janë optimist për të ardhmen e qytetit të tyre.