Aktualitet “Pse bosët shqiptar të kokainës janë zhvendosur në Ekuador”

“Pse bosët shqiptar të kokainës janë zhvendosur në Ekuador”

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar sot në mbrëmje te emisioni ‘Të paekspozuarit’ ngjarjen kriminale të vrasjes së një shqiptari në Ekuador, person i cili ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.

Sipas tij në Ekuador janë vrarë 6 persona, mes tyre edhe 2 shqiptarë.

“Ky është shqiptari i dytë i vrarë për kokainë në Ekuador. Kohët e fundit shqiptarët kanë mbërritur ne Ekuador një shtetas që është një personazh që drejton grupin e kokainës, ka tetë vite që qëndron atje. Emri akoma nuk është bërë i ditur. Dyshohet që është viktima e gjashtë brenda 6 muajsh, dhe shqiptar është i dyti. Pozicionin e Kolumbisë e ka zënë, Ekuadori, Peruja, Bolivia. Ekuadori prodhuesi më i madh i kokainës në botë”, u shpreh Hoxha.

Hoxha deklaroi më tej se Policia Shqiptare ka dërguar oficerë në Ekuador, për të hetuar lidhjet e shqiptarëve me trafikun e kokainës.

“Policia shqiptare ka dërguar oficerë antidroge në Ekuador. Këta kane shkuar ne gusht te këtij viti në Ekuador. Nuk është bërë e ditur që Shqipëria ka çuar njerëz në Ekudaor edhe pse ka patur shpenzime të mëdha për të dërguar oficerë në Ekuador. Sot kemi te bëjmë me grupe kriminale që e kalojnë kontinentin”, u shpreh Hoxha.