Ekonomi Pse dollari qëndron i fortë megjithë lëvizjen e Fed mbi interesat

Pse dollari qëndron i fortë megjithë lëvizjen e Fed mbi interesat

Vendimet e politikës monetare kanë ndikuar në të gjitha klasat e investimeve, por sigurisht valutat dhe obligacionet tentojnë të influencohen më shumë nga lëvizjet e bankierëve qendrorë. Një strategji zgjerimi siç mund të jetë një ulja e interesit që shkakton në përgjithësi efektin e uljes së rendimentit të titujve të qeverive dhe zhvlerësimin e monedhës së referimit. Një lëvizje shtrënguese në të kundërt ka fuqinë të shkaktojë një reagim të kundërt. Por jo gjithmonë ndiqet ky skenar. Për shembull, është rasti i vendimit të politikës monetare që më shumë se kudo ka influencuar mbarëvajtjen e tregjeve në muajt e fundit: kthesa e Fed mbi interesat.

Deri në nëntor të vitit të kaluar tregjet e merrnin të mirëqenë që Banka Qendrore e drejtuar nga Jerome Powell do të kishte ndjekur në rrugëtimin e “normalizimit” një seri rritjesh të normave të interesit edhe për këtrë vit. Por frikërat për një ngadalësim të mundshëm të ekonomisë globale kanë bërë që Banka Qendrore Amerikane të shtyjë çdo vendim mbi interesat dhe të ndalojë planin e reduktimit të bilancit.

Këtë herë lëvizja ka patur efekte të konsiderueshme në tregje: nga aksionet, që kanë rekuperuar menjëherë humbjet në 2018, eurobondet, rendimentet e të cilëve kanë rënë në të gjithë botën, duke kaluar tek lëndët e para dhe tregjet emergjente të gjithë aseteve class që kanë reaguar ndaj vendimit të Fed mbi interesat. Të gjitha përvëç: dollarit.
Pritej një rënie e vlerës së monedhës jeshile përballë një kthese të tillë, por kjo nuk ndodhi. Përkundrazi: dollari është vlerësuar në raport me një pjesë të mirë të rivalëve të tij. Në raport me euron për shembull, dollari ka fituar gati 1,8% prej fillimit të vitit. Indeksi i dollarit që mat, kuotat e tij krahasimisht me rivalët kryesorë, që prej fillimit të vitit rezulton me rritje prej 0,35 %.

Pse ky reagim? Arsyet janë të ndryshme. Një prej tyre, lëvizja zgjeruese e Fed solli vendime të ngjashme edhe nga ana e bankave të tjera qendrore. Banka Qendrore Europiane për shembull, ka lënë pezull çdo hipotezë shtrëngimi dhe nisi një raund të ri të kredive të subvencionuara për sektorin bankar, duke provokuar kështu një zhvlerësim të euros. Përballë dobësisë të valutave të tjera ka ende për të thënë, me lëvizjen e Fed, dollari ka mundur të përfitojë nga një situatë shumë pozitive makroekonomike në Shtetet e Bashkuara, siç tregohet nga studimi i fundit mbi PBB-në.

Pavarësisht një cikli në zgjerim, i cili zgjat prej më shumë se 10 vitesh, pra makina vazhdon të vrapojë e në këtë mënyrë të mbështesë vlerësimin e dollarit. Megjithatë ka nga ata që besojnë se ky trend mund të mos jetë i qëndrueshëm edhe për gjatë. Për shembull, Vasileios Gkionakis, kreu i strategjisë për tregun valuator të Lombard Odier, sipas të cilit duhet marrë në konsideratë një ngadalësim i ekonomisë sapo efektet e stimujve fiskal të nisur nga administrata Trump do të pakësohen. Sipas tij, dollari rezulton të jetë i mbivlerësuar aktualisht me gati 5 %. Sipas Gkionakis “impulset që vijnë nga një Fed i mirëakomoduar e impakti fiskal në rënie, me shumë mundësi do të jenë të shoqëruar nga konsiderata mbi vlerësimet, me një presion në rënie mbi dollarin amerikan”.

Opinioni se dollari është mbivlerësuar rezulton gati e zakonshme mes punëdhënësve. Plot 45% e menaxherëve që morën pjesë në sondazhin më të fundit të Bankës së Amerikës, Merrill Lynch, thanë se ata konsideronin që monedha amerikane do të mbivlerësohej. U bënë 16 vite tashmë që kur një përqindje e konsiderueshme e menaxherëve janë të bindur për forcën e tepruar të dollarit.

Burimi: Il sole 24 ore