Kuriozitete Pse duhet të pushojmë së thëni frazën “kreu vetëvrasje”

Pse duhet të pushojmë së thëni frazën “kreu vetëvrasje”

Arianna Huffington, gruaja e famshme e online-it dhe që sot i është dedikuar totalisht qetësisë shpirtërore dhe mendore pasi shiti logon e famshme të “Hufftington Post”, sot shkruan në Instagram për vetëvrasjen.

Fjalët tuaja kanë shumë rëndësi, kur flitet për për shëndetin mendor. Dhe një prej frazave prej të cilave të gjithë nuk jemi të vetëdijshëm për ndikimin e tyre është: “Kreu vetëvrasje”!

Është një shprehje që shpesh përdoret në media, në artikuj apo në tituj, por dhe në jetën tonë të përditshme. Ndërsa këto dy fjalë mund të ngjajnë si të pafajshme, në fakt janë të mbushura me faj dhe me një turp.

Për këtë arsye organizatat që i kushton shëndetit mendor dhe medias në mënyrë strikte këshillojnë mospërdorimin e kësaj fraze. “Kreu vetëvrasje” gjithashtu injoron faktin se është shpesh pasojë e një sëmundjeje si, depresioni, trauma apo problem tjetër të shëndetit mendor.

“Ajo duhet të konsiderohet në të njëjtën mënyrë si çdo problem shëndetësor fizik”, shprehet Dan Reidenberg, shefi i “Suicide Awareness Voices of Education”.

Ai shton se fraza më e mirë për t’u përdorur është “vdiq nga vetëvrasja”, pasi dërgon mesazhin se vdekja u shkaktua nga një problem i shëndetit mendor.

“Ti nuk ‘kryen një atak në zemër’. Në vend të kësaj, ju mund të dëgjoni dikë që thotë se ‘vdiq nga një atak në zemër’. Vdekja nga vetëvrasja është e njëjta… Kur i bashkëngjit fjalën ‘kryen’, ajo diskriminon ata që humbin betejën kundër një sëmundjeje”, shpjegoi Dan.