Politika Pse Edi Rama e la në mes emisionin e Sokol Ballës

Pse Edi Rama e la në mes emisionin e Sokol Ballës

Kryeministri Edi Rama u largua pa u mbyllur emisioni “Real Story” i gazetarit Sokol Balla në News24.

Kreu i qeverisë kërkoi leje për t’u larguar pak më shpejt nga emisioni, duke zbuluar se sonte feston ditëlindjen e vajzës së tij.

“Do iu kërkoj leje, se do iu lë pak më shpejt, pasi kam ditëlindjen e vajzës dhe nuk mund të mungoj. Herët e tjera Linda më justifikon, por këtë radhë nuk mundet”, tha Rama i cili qëndroi deri rreth orës 22.00 dhe më pas u largua.