Bota Pse francezët dhe gjermanët po refuzojnë AstraZenecan

Pse francezët dhe gjermanët po refuzojnë AstraZenecan

Ritmi i programit të vaksinimit në Francë është shumë i ngadaltë për të parandaluar një mbyllje të re, e cila do të ishte e nevojshme për të frenuar një valë të tretë hospitalizimesh.

Paralajmërimi vjen nga ekspertë të shëndetësisë, ndërsa BE po përballet me një krizë të fushatës së imunizimit. Franca dhe Gjermania janë mes vendeve që po çalojnë shumë në këtë proces, ndërsa qytetarët e tyre po refuzojnë të marrin vaksinën e AstraZenecas pasi presidenti Emanuel Macron dhe zyrtarë rreth BE-së ngritën dyshime mbi efektshmërinë e saj.

Ndërkaq, kancelarja Angela Merkel siguroi gjermanët se vaksina është e sigurtë dhe e efektshme por tha se vetë nuk do ta merrte pasi ajo është 66 vjeç, dhe rregullatorët kanë limituar përdorimin nën moshën 65-vjeçare.

Ekspertët po iu bëjnë thirrje qytetarëve të pranojnë vaksinën, ndërsa presin mbërritjen e furnizimeve të reja dhe prova të mëtejshme se vaksina funksionon. Ekspertët në institucionin prestigjioz Pasteur thonë se ritmi aktual i imunizimit në Francë, me mesatarisht 100 mijë të vaksinuar në ditë nuk dominon dot mbi efektet e variantit më ngjitës anglez qe po përhapet me shpejtësi.

Sipas tyre, vendi do të përballet më një valë të re rastesh të rënda në muajt prill dhe maj, në të njëjtën kohë kur Britania e Madhe synon të lehtësojë kufizimet pasi të gjithë personat mbi 50 vjeç të jenë imunizuar. Ndërsa infektimet në Britaninë e Madhe me gjasë do të rriten pas heqjes së kufizimeve, shtrimet në spital besohet se do të mbeten të ulta, pas fushatës së suksesshme të vaksinimit.