Bota Pse ishte kaq e dashur ‘droga e Hitlerit’ për nazistët?

Pse ishte kaq e dashur ‘droga e Hitlerit’ për nazistët?

137
0
Shpërndaje

‘Droga e Hitlerit’. Për këtë etiketim po diskuton Gjermania. E përditshmja Bild shkruan se ‘droga e Hitlerit’ po përdoret masivisht në orgjitë e shumta që po organizojnë homoseksualët në Berlin. Por çfarë është ‘droga e Hitlerit’? Bëhet fjalë për metamfetaminën, një drogë e shpallur si e paligjshme në vitin 1988. Ajo përdorej gjerësisht nga nazistët, siç thekson shkrimi i mëposhtëm i Bild.

Stimulanti ‘pervitin’ ishte ‘shpirti i frymës naziste’, shkruan autori Norman Ohler në vitin 2015.

Metamfetamina Pervitin ishte droga e preferuar e elitës naziste.

Tashmë njihet me emrin ‘kristal met’.

Punishtet e posaçme të Berlinit i kishin dërguar ushtrisë naziste më shumë se 200 milionë pilula nga viti 1939 deri në vitin 1945.

Psikologu i ushtrisë, profesor Otto Ranke, shkruante në atë kohë: “Është kaq e suksesshme, sa ushtarët marshojnë nga 36 deri në 40 orë pa kurrfarë lodhje të dukshme”.

Edhe vetë Hitleri ishte i varur prej saj.

Këtë e konfirmon mjeku i tij personal, që e quante atë ‘pacienti A’.

Brenda 1349 ditëve ai i kishte injektuar mbi 800 doza me metamfetaminë dhe opiat.

Metamfetamina vepron si adrenalina e trupit.

Truri ndizet me ‘gaz në dërrasë’.

“Droga shkakton ndjesinë e mpirjes dhe pamposhtmërisë, çka reflektohej edhe në ndërgjegjen e elistës naziste,” thotë Norman Ohler.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in