Opinione Pse janë të shqetësuar serbët?

Pse janë të shqetësuar serbët?

Nga Spartak Ngjela

Ministri i Mbrojtjes Serbisë, Vulin, i drejtohet Moskës me alarm:

“Po krijohet Shqipëria e madhe”, i thotë ai.

Historia nuk njeh padrejtësi më të madhe se krijimi i Serbisë së Madhe mbi tokat shqiptare.

Tani një ministër i Serbisë së Vogël i drejtohet Rusisë duke i thënë indirekt se NATO dhe Shtetet e Bashkuara po i kthejnë Shqipërisë territoret e pushtuara nga Rusia.

Pse janë të shqetësuar serbët, dhe, a mundet dot Rusia ta kthejë mbrapsht procesin e nisur në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës dhe që po vijon në favor të shqiptarëve?

Asgjë nuk bën dot Rusia, dhe Vulin s’është veçse i dëshpëruari që po kërkon ndihmë nga i pafuqishmi kundër të fuqishmit.

Koha historike kurrë nuk do të njohë pushtues më të paskrupullt dhe më barbar se pushtuesit serbë kundrejt shqiptarëve autoktonë në territoret e gjera të Arbërisë, të grabitura me anë të forcës.

Por Vulin duhet të dijë një gjë: procesi i Arbërisë së Re sapo ka nisur. Më mirë mos e shtyni më tej marrëzinë njëzet vjeçare që iu ka kapluar që nga viti 1999 në lidhje me pavarësinë e Kosovës.