Extra Pse je nxirë? Veliaj jep përgjigjen pas reagimeve në internet

Pse je nxirë? Veliaj jep përgjigjen pas reagimeve në internet

Një ditë pasi dha lajmin se u shërua nga koronavirusi, Erion Veliaj tërhoqi vëmendjen e qytetarëve, të cilët kanë vënë re në foton që ai postoi në rrjetet sociale, se ishte nxirë në fytyrë e krahë.

Nuk munguan dhe argumentet sarkastike se Erion Veliaj bëhet personi i tretë në botë, pas dy mjekëve kinezë, i cili preket nga Covid dhe nxihet nga lëkura.

Për këtë detaj, kryebashkiaku në një intervistë për Top Channel, sqaroi se fakti që ka qenë prej më shumë se dy javë e gjysmë në shtëpi, qëndrimi në ballkon në diell ka bërë që të duket më i nxirë.

“Jo, më ke 3 javë në shpi e ballkon. Ka qenë një lloj ajrosje pasi Covidi është një lloj arrest shtëpie, ku e vetmja mundësi është të dalësh në ballkon të lexosh libra”, është shprehur Veliaj.