Sport Pse jemi të dashuruar me Ajaksin (edhe pse Juventusi do të kualifikohet)

Pse jemi të dashuruar me Ajaksin (edhe pse Juventusi do të kualifikohet)

Nga Sandro Modeo

Më shumë se numrat, që tregojnë një mbizotërim të qartë të holandezëve, sekuenca të caktuara kanë mbetur në sytë dhe në kujtesën emocionale, fragmente të “futbollit total”, të përditësuara këtë mijëvjeçar të tretë.

Juvja me siguri do të kualifikohet dhe realistët si gjithmonë do t’u ulin kokën utopistëve.

Por, ndeshja e së mërkurës ishte rasti klasik ku rezultati dhe kalkulimet bëhen figura të akullta.

Dhe jo për shkak se shifra të tjera janë imponuar kundrejt tyre, megjithëse të paqëndrueshme: domethënë në ndeshjen e së mërkurës kishte një sundim absolut, me çdo rezultat të favorshëm për ajacidët (zotërimi i topit 61-39%, gjuajtje në portë 19-7, në kuadrat 6-1). Në fund të fundit, me një rezultat të ngushtë 0-2, United i Mourinhos mundi disa vite më parë në finalen e Ligës së Europës Ajaksin e Peter Bosz në shumë aspekte të ngjashme.

Por, ndryshimi qëndron në sekuencat që mbeten në sy dhe në kujtesën emocionale si fragmente të vizioneve dhe kur, me çdo kusht, duken të shkëputura nga konkretizimi dhe efikasiteti.

Ajaksi kundër Juventusit, bashkon tiparet strukturore dhe themelore të futbollit total (pozicioni i lojës, posedim-pasim, shumëllojshmëri e lojtarëve, ato tipare që kishin shpërthyer në futboll si në albumet e Pink Floyd në rock ose filmat e Kubrick në kinema) me variacionet dhe përditësimet e sistemit, të zbatuara fillimisht nga vetë Bosz dhe më pas nga Erik Ten Hag, i cili solli në Amsterdam dinamika të reja – falë tri viteve të tij në Bayern II si zëvendës i Pep Guardiolës.

E përkthyer kjo  në rrjedhat e lojës me dinamika dhe nëndinamika të ndryshme: pasime komplekse dhe të zgjatura të ofrimit të manovrave dhe depërtimit, shenja dhe alternime midis prekjeve dhe driblimeve, kalimet e topit në mbrojtjen e ngushtë të falangave juventinë të kryera nga djemtë ”e këqinj” ajacidë me një rrjedhshmëri që do t’i bënte të pandryshueshëm edhe në qoftë se në vend të vijës anësore do të ishte buza e një humnere; moment këto  të një “gegenpressing” (taktikë ku ekipi që humbet topin dëshiron ta marrë atë sërish) aq intensiv sa jep idenë e kontraktimit të fushës.

Në këtë kontekst, edhe lojtarët dolën me tipare si ato të filozofisë së përgjithshme; De Ligt si qendërmbrojtës i formacionit Kartezian, De Jong (simetrik i kundërt) si një lojtar i gjysmëmbrojtes i aftë të përshtatet në pozicione të ndryshme të saj; Van de Beek me një “sens hapësire”, domethënë me një mbizotërim pozicioni që e lejonte atë të shënonte, të pasonte, ta prekte topin shpejt ose ta mbante atë sipas nevojës; dhe përsëri manovrimi i Tadiçit (një “nëntë e gjysmë” e një mendjeje të rrallë), lëvizjet ndërmjet fazave dhe driblimet sulmuese të Zayech dhe Neres, e kështu me radhë.

Përballë gjithë kësaj, Juventusi (domethënë jo mbrojtja, por sistemi më i fortë i mbrojtjes në botë, sepse për këtë po flasim) në të vërtetë rezistoi pa u lëkundur, por me një kosto që i ngjan për një kohë të gjatë (sidomos në gjysmën e dytë) atyre të provincialëve që ajo vetë në serinë A e narkotizon dhe më pas i jep fund me një ose dy goditje vendimtare.

Kjo është ajo që ua rrit meritat ajacidëve, sepse rrallëherë loja e Allegrit – rezultat i një evolucioni të gjatë dhe të admirueshëm – nuk është dukur kaq pasive, madje as në humbjen 0-2 në Madrid. Të mbeten në mendje vetëm depërtimi i frikshëm i CR7 drejt golit ose shpërthimi i tmerrshëm i Douglas Costa.

Siç thuhet, nuk duhet të ketë surpriza në stadium. Trajnerët (dhe një Juventus më me iniciativë) duhet të mbyllin bisedën.

Nëse do të ndodhë kështu, utopistët do të bien dakord që të mos humbasin lojën: me Ajaksin i cili po shpërbëhet në mënyrë të njëpasnjëshme (De Jong tashmë i shitur, De Ligt pothuajse, të tjerët ndoshta), muzika e së mërkurës (diçka që mori konceptin e gjerë si “Wish You Were Here” ose motivi simfonik i “Atom Heart Mother”, por me zëra dhe instrumente të reja) mund të dëgjohet për herë të fundit, të paktën në Europë.