Extra Pse kafeja në mbrëmje prish orën biologjike?

Pse kafeja në mbrëmje prish orën biologjike?

Është thuajse e zakonshme që kafeja nuk të bën të përgjumesh edhe pse ka shumë që pretendojnë se nuk preken aspak nga një filxhan i pirë në mbrëmje.

”Kafeina modifikon orën tonë biologjike duke lëvizur akrepat”, sipas një grup studiuesish amerikanë dhe britanikë, të cilët në një studim në ”Science Translational Medicine” përshkruan mekanizmin molekular me të cilin kafeina shkakton kërcimin e ritmit biologjik.

Shkencëtarët studiuan pesë vullnetarë gjatë një periudhe prej më shumë se një muaji e gjysmë, duke i nënshtruar atyre kushteve të ndryshme: marrja e një doze kafeine të barabartë me dy kafe ekspres rreth tre orë para se të flini, në dritë të zbehtë ose duke u ekspozuar në mbrëmje në një dritë shumë të fortë ose kombinimi i kafeinës dhe dritës së fortë.

Është e njohur se ardhja e errësirës prodhon një përgjigje fiziologjike, nëpërmjet hormonit melatonin, i cili predispozon për të fjetur, ndërsa drita ka efektin e vonimit të tij.

Kafeina është treguar se ka të njëjtin efekt si drita: në praktikë, ajo kërcen ritmin e orës biologjike duke vonuar ardhjen e gjumit me rreth 40 minuta, gjysma e asaj që përftohet duke u ekspozuar ndaj dritës para gjumit.

Një masë që studiuesit e morën duke vlerësuar nivelet e melatoninës në pjesëmarrësit e studimit, e cila rritet në mbrëmje dhe ulet me ditën në një cikël, të quajtur ”ritmi cirkadian”.