Bota Pse kartëmonedha e re 10 $ e Kanadasë është e orientuar vertikalisht?

Pse kartëmonedha e re 10 $ e Kanadasë është e orientuar vertikalisht?

Kartëmonedha kanadeze 10 dollarëshe ka pësuar një ndryshim të lehtë të pamjes së saj nëntorin e kaluar. Ajo çka e dallon nga prerjet e mëparshme është pikërisht imazhi i një personi me ngjyrë si sfond, si dhe mungesa e një përfaqësuesi mbretëror. Pozicioni vertikal i vizatimit e bën akoma dhe më të veçantë këtë format i cili është përdorur më parë vetëm në vende si Zvicra, Bermuda, Kolumbia dhe Venezuela.

Firma e dizajnit Dowling Duncan, e cila ka lobuar edhe më parë në SHBA formatin vertikal të dollarit, mendon që është më praktike nëse kartëmonedha ka këtë lloj orientimi.

Gjatë hulumtimeve tona për të parë se si përdoren kartëmonedhat kuptuam që njerëzit kanë tendencë t’i trajtojnë dhe t’i marrin ato vertikalisht dhe jo horizontalisht. Ju keni tendencë të mbani një portofol ose çantë vertikalisht kur kërkoni për para, ashtu sikurse bëni kur paguani për diçka. Të gjitha bankomatet i pranojnë kartëmonedhat vertikalisht. Prandaj një format vertikal i tyre ka më shumë kuptim.”

Në të vërtetë, sipas një zëdhënësi të bankës Kanadeze, arsyeja e vendimit për këtë lloj prerjeje nuk ka shumë të bëjë me anën teknike sesa me faktin për të vendosur për herë të parë si imazh në një kartëmonedhë kanadeze një grua kanadeze, pikërisht portretin e Viola Desmond.

Ajo ishte një biznesmenë me ngjyrë dhe avokate e të drejtave civile, e cila mori falje nga gjykata në 2010 pasi ishte dënuar për shkelje taksash në 1946 sepse kishte refuzuar të largohej nga një zonë e posaçme ‘për të bardhët’ në një kinema në Nova Scotia”, theksoi ai.

“Pozicioni vertikal ishte një mënyrë për ta bërë më të dukshme dhe të dallueshme nga kartëmonedhat e mëparshme, duke qenë se me çdo risi që prodhojmë përpiqemi gjithnjë të përtërijmë”, tha zëdhënësi i bankës.