Kuriozitete Pse kjo kafe kushton 75 dollarë?

Pse kjo kafe kushton 75 dollarë?

Kur fillon panairi i kafesë kudo në botë, të gjithë sytë i kanë nga çmimet. Gjatë vitit të kaluar një lloj kafeje e quajtur “Elida Geisha”, e mbledhur në një plantacion familjar, brenda një rezervati vullkanik të pyjeve në perëndim të Amerikës Qendrore vendosi një rekord shitjesh. Vetëm në ankand u shitën 45 kilogram kafe nga blerës kinezë, japonezë, dhe amerikanë, ku blerës kryesor ishte “Klatch Coffe”.
Ishte pikërisht ky dyqan kafeje që e bëri Elida Geishan të famshme në Amerikë, por njëkohësisht edhe kafen më të shtrenjtë në botë, rreth 75 dollarë për filxhan.

“Kur ne mendojmë për pijet alkoolike, si vera apo rakia, shpesh herë duam të provojmë lloje të ndryshme të tyre dhe nuk bindemi,” thotë Darrin Daniel, drejtor ekzekutiv i Aleancës për Cilësinë e Kafesë, një organizatë jo-fitimprurëse në Portland, në shterin e Oregonit, që mbështet fermat e vogla që prodhojnë kafe specialiteti anembanë globit. Sipas tij kafeja me cilësi të lartë, edhe meriton të “trajtohet” në mënyrë të veçantë.

Çmimi i kafesë është aktualisht në një nivel të ulët prek më pak se 1 dollarë për kile, për shkak të prodhimit të tepërt. Fermat e shumta në vende si Brazili që furnizon rreth 29 për qind të kafesë së importuar në Bashkimit Evropian, krijojnë një ambient sfidues dhe të paqëndrueshëm për fermat e vogla familjare. Grumbullimi dhe prodhimi i kafesë së specialitetit, pati një rënie në fund të viteve 1990 dhe shumë prodhues nuk morën pjesë në konkurse dhe ankande të ndryshme. Sipas Daniel, qëllimi ishte që të njihen fermerët e vegjël dhe krijimi i platformave të mëdha, për t’u lidhur me blerësit e kësaj kafeje në SHBA, Europë, Australi dhe Azi. Ndërkohë sot ka dhjetëra konkurse për kafe dhe ankande. Filxhani i Ekselencës, i organizuar nga Aleanca e Kafesë Cilësore, quhet “Olimpiada e Kafesë” dhe tërheq fermerët nga shumë vende. Këtë vit vendin me të mirë në të gjitha ankandet i mori kafeja Elisa Geisha, që ka marrë famë ndërkombëtare. Kjo kafe shitet deri në 803 dollarë për kile.
“Kjo gjë është e dobishme për fermerët dhe për konsumatorët njëkohësisht. Fermerët bëjnë një jetë më të mirë dhe konsumatorët gëzojnë një produkt më të mirë,” thotë Ric Reinhardt, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Kafesë Specialitet në Amerikë.
Kafeja vjen nga një fermë e vogël në Panama dhe është e trashëguar nga katër breza familjare. Mban emrin Elida, njëjtë si menaxheria e parë që mori në dorëzim femrën dhe ngriti të ardhurat e familjes, pasi burri i saj vdiq në moshë të re. Familja ka rritur këtë lloj kafeje për më shumë se 100 vjet dhe Wilford Lamastus Jr, tregon për vështirësitë që kanë hasur brez pas brezi. Ata kanë mbjellë në tokat e tyre edhe produkte të tjera për të mbijetuar në treg. “Çdo person në këto kushte do të thoshte “Jemi duke humbur para, duhet të heqim dorë,” shprehet Lamastus.
Ai tregon se familja vendosi të dyfishojë prodhimin e kafesë. Babai i tij ndihmoi në krijimin e Shoqatës së Kafesë Specialitet të Panamasë, duke bashkuar edhe shumë fermerë të tjerë për të prodhuar kafe në këtë rajon. Shumë shpejt fermerët filluan të rrisnin shumëllojshmërinë e kafesë.
Gjithashtu i njohur si Geisha, origjina e lashtë e kafesë është që prej viteve 1930 nga rajoni Geisha në Etiopi dhe nuk ka asnjë lidhje me një Geishan në Japoni. Farërat e kësaj kafeje u gjendën fillimisht në Kosta Rika rreth viteve 1960 dhe me pas familja Lamaste i bleu dhe mbolli farat e para në vitin 2006. U deshën tetë vite përpara se t’i korrin, në mënyrë që të piqeshin sa duhet. Gjithashtu, edhe pemët ishin të vështira për t’u rritur. Lamastoni thotë se rreth 20% e 65 hektarëve të fermës tani i kushtohet varietetit Geisha, diçka për të cilën po punojnë për të rritur prodhimin dhe specialiteti i kësaj kafeje është pikërisht vendi ku rritet, një vend i lartë midis Karaibeve dhe Oqeanit Paqësor. Në vitin 2018, Elida Geisha e familjes Lamastron fitoi kategorinë e parë në konkursin e zhvilluar në Panama. Ndërsa këtë vit, familja fitoi dy herë, për të dy varietetet e saj Elida Geisha Natural dhe Elida Geisha Washed. Michael Perry, pronarja e dyqanit Klatch ishte një nga gjyqtarët në konkursin e vitit të kaluar dhe kështu nuk nguroi që të kryente importin e kësaj kafeje.
“Ishte kafja më e mirë që kisha provuar ndonjëherë në jetën time” shprehet Perry.
Së bashku me transportin dhe përgatitjen e kafesë, Perry vlerëson se kostoja përfundimtare duhet të shkojë rreth 1000 dollarë për kilë. Gjithashtu, në Klatch, përveçse të pish një filxhan kafeje do të mësosh fillimisht prejardhjen e saj.
Daniel Walsh është një nga klientët e përhershëm të Klatch që sipas miqve të tij paguan shumë për një filxhan kafeje. Ai është punonjës në industrinë e pijeve dhe adhurues i kafesë, kështu që ai gjithnjë preferon Elida Geishan.
“Është e qartë që askush nuk do të paguante 75 dollarë, për një filxhan kafe në ditë, por nga ana tjetër njerëzit blejnë një shishe uiski shumë të shtrenjtë, ose rroba dhe këpucë shumë të shtrenjta. Ndoshta ata do të habiten por, për mua kafeja është me e rëndësishme,” shprehet ai./BBC/