Extra Pse lapsat janë të verdhë, pse roza nuk është për meshkujt? 7...

Pse lapsat janë të verdhë, pse roza nuk është për meshkujt? 7 kuriozitete për ngjyrat

Përse lapsat dhe lapustilët janë në ngjyrë të verdhë? Po pamjet e vëzhguara natën nga kamerat pse janë të gjelbra? Po djathi çedër pse është gjithmonë në ngjyrë portokalli? E mbi të gjitha, pse e roza nuk është ngjyrë për meshkujt?

Artikulli më poshtë do t’ju njohim me disa kuriozitete rreth botës së ngjyrave

Përse lapustilët janë më së shumti të verdhë?

E verdha është ngjyra më e popullarizuar, sepse është më e qarta. Ndërkohë, kur pjesë të një teksti theksohet me këtë ngjyrë dhe fotokopjohen, vijëzimi nuk shfaqet në kopje. Për sa i përket kësaj shpikjeje, atë e ka krijuar japonezi Yukio Horie, në 1962.

Pse edhe lapsat?

Lapsat e plumbit u zgjodhën të ngjyroseshin në ngjyrë të verdhë, sepse në traditën kineze simbolizon fisnikërinë, respektin dhe heroizmin.

Pse ngjyra rozë nuk është ngjyrë për meshkuj?

Identifikimi i gjinisë në bazë të ngjyrës në vendet perëndimore filloi në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XX. Më parë, ngjyra rozë dhe blu nuk posedonin ndonjë specifikë të veçantë apo konotacionet që ne njohim sot për to, si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Për më tepër, në vitin 1927, revista “Time” ka publikuar një grafik duke vendosur në evidencë ngjyrat që u takonin vajzave dhe djemve, në bazë të dyqaneve kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më parë meshkujt këshilloheshin të visheshin me ngjyrë rozë dhe vajzat me blu. Për arsye të panjohura, gjërat filluan të ndryshonin rreth viteve 1940, kur prodhuesit e veshjeve ia dedikuan rozën femrave dhe blunë meshkujve.

Pse djathi çedër është portokalli?

Lloji i djathit çedër është portokalli, sepse ai ngjyroset me annatto, një ekstrakt ngjyre i farave të bimës Bixa orellana. Arsyeja? Ngjyra këtij lloj djathi ndryshon sipas stinës dhe sipas ushqyerjes së lopëve, kështu fermerët në mesin e viteve ‘800 kanë filluar ta përforcojnë ngjyrën e tij me qëllim që të shmangin dukjet e tij të ndryshme.

Të qëndrosh në errësirë dhe të shohësh gjelbër

Për syzet që mbahen natën, përdoret fosfor i verdhë, sepse sytë tanë mund të shohin më shumë me tonalitetet e të gjelbrës sesa të ngjyrave të tjera. Jeshilja ka një shkëlqim më të thellë sesa e kuqja, ndërsa ajo perceptohet në mënyrë më të shkëlqyeshme.

A është dielli i verdhë?

Jo, dielli është ekzaktësisht me të gjitha ngjyrat e përziera së bashku, por që syve tanë u duket i bardhë. Kur ai ngrihet në qiell (perceptimi ynë), duket si një disk i bardhë.

Ngjyrat dhuratë

Mbretëresha Elisabetë adhuron të vishet me ngjyra. Nuancat e gardërobës së saj janë vërtet të shumta, saqë ndokush ka menduar t’i porosisë duke iu referuar rastit në fjalë.