Politika Pse, me një çadër njëqindëshe dhe me një tog gurësh do ta...

Pse, me një çadër njëqindëshe dhe me një tog gurësh do ta mundë Amerikën Saliu?

Nga Spartak Ngjela

Janë qesharakë. Çudi është që Sali ziu e ka provuar një herë në vitin 1997, kur iu thoshte zarave të tij që të propozonin nëpër mbledhje rrëmbenin e ambasadores amerikane, Lino. Tani deshi t’i vërsulej Ambasadorit amerikan, Lu.

Po, shqiptarët, pa mënd i di ky  i dëshpëruar pa cak, në një kohë që shqiptarët e kanë parë se, rregullisht në njëzetë vjet, Sali Berisha ka qenë kundër të gjithë ambasadorëve amerikanë! Po, pse, me tërë mend mendon Saliu se shqiptarët do lënë Amerikën për frazën e tij të këputur dhe gjithmonë të gënjeshtërt?

Po, pse, shqiptarët nuk e kuptojnë dot se Reforma në Drejtësi, që po drejtohet nga politika amerikane, është kundër Saliut dhe kundër Metës, dhe që është me dhe për shqiptarët?

Vërtet do jetë i aftë Saliu që të bëjë një revolucion antiamerikan në Shqipëri?

Ky i çoroditur mbeti gjithë jetën  një qesharak i forcës absurde.

Reformën e nisur nuk e ndalon dot as Meta me shqipen e tij të paartikuluar, dhe as Berisha me një çadër turpi dhe me një pirg gurësh.

Por ajo që po më bën përshtypje, është pyetja: pse, nuk paska fare shkrimtarë humoristë sot në Shqipëri?