Extra Pse njerëzit po bëjnë më pak seks?

Pse njerëzit po bëjnë më pak seks?

“Recesioni seksual” duket se po shndërrohet në një problem global. Studimet e kryera së fundmi tregojnë se të rinjtë e moshës 20-30 vjeç kryesisht, por edhe moshat e mesme po kryejnë më pak marrëdhënie seksuale.

Ne jetojmë në një shoqëri shumë më të emancipuar se vite më parë, pasi kemi më pak shtatzëni të padëshiruara dhe një rënie të kryerjes së marrëdhënieve seksuale në moshë të hershme.

Kjo paraqet një zhvillim pozitivi, por gjërat komplikohen kur të rritur, mbi 20 vjeç kanë një mungesë të theksuar të ndërveprimit shoqëror. Kjo nuk është aspak e shëndetshme.

Në Shtetet e Bashkuara dhe në shumicën e vendeve perëndimore njerëzit po largohen mjaft nga njëri-tjetri, në të gjitha aspektet. Së pari kemi më pak njerëz që vendosin të krijojnë një lidhje dhe si rrjedhojë më pak që kanë një marrëdhënie intime me njëri-tjetrin

“Recesioni seksual” në fund të fundit mund të dëmtojë vetë ekzistencën e familjes në kohën tonë.

Faktorët që ndikojnë:

Roli i teknologjisë

Qasje ndaj teknologjisë bën që njerëzit të zhyten në mediat sociale, duke kaluar një pjesë të mirë të kohës në komunikim virtual me parterin/ren. Së dyti, pornografia në internet. Adoleshentë dhe të rritur janë të prirur që të shohin për orë të tëra video pornografike.

Ndërsa mediat sociale bëhen gjithnjë e më të përhapura dhe pajisjet më të sofistikuara, më shumë njerëz duket se po shkëmbejnë kontaktet njerëzor me makineritë sesa me njëri-tjetrin.

Instituti për Teknologjitë Kreative thekson se njerëzit janë më pak të frikësuar në lidhje me vetë-zbulimin kur ata besojnë se po ndërveprojnë me një person virtual, sesa me një të vërtetë.

“Deri në vitin 2022 do ndodhë që pajisja juaj personale do të dijë më shumë për gjendjen emocionale sesa familja juaj”, thekson një prej kërkuesve të studimit.

Një sondazh amerikan zbuloi se 65 për qind nuk ndihen rehat me një person ballë për ballë dhe 80 për qind preferojnë të bisedojnë në mënyrë dixhitale.

Modele të ngjashme janë gjetur në Australi, ku koha ngjitur në ekranet ka ngritur një brez “të paaftë për biseda të vogla, mendim kritik dhe zgjidhjen e problemeve”.

Lodrat seksuale

Në disa vende, veçanërisht në Japoni dhe Gjermani, ekziston një interes në rritje për përdorimin e qenieve artificiale për të kryer detyra të ndryshme dhe madje edhe për të ofruar shërbime seksuale, si një alternativë për “traumën e heshtur” të intimitetit njerëzor.

Dyqanet që ofrojnë lodra seksuale konsiderohen si një hapësirë ​​më e sigurt për burrat për të ushtruar bashkëveprime të shëndosha seksuale, pa kompleksitetin e një marrëdhënieje normale njerëzore.

Implikimet demografike

Në shumë vende, ekonomia gjithashtu ndihmon në dekurajimin e formimit të familjes. Çmimet e larta të pronës dhe qiratë i trembin njerëzit që të krijojnë një familje. Kjo lidhet ngushtë me martesa më të pakta dhe normat e ulëta të lindjeve.

Duke qenë se mosha është një faktor parësor në jetën seksuale, mosha në rritje e martesës është gjithashtu një faktor i rëndësishëm. Dhe studiuesit kanë gjetur se çiftet e martuara po shpenzojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre, gjë që mund të thotë më pak kohë me njëri-tjetrin.

Por nëse duam të kuptojmë vërtet implikimet e “recesionit seksual”, së pari duhet të kemi një kuptim më të plotë të asaj që po ndodh. Ndërsa nuk është e vërtetë që çiftet më të reja po presin më gjatë për të bërë marrëdhënie seksuale. Kjo nuk mjafton për të shpjeguar rënien, veçanërisht pasi mungesa e seksit është më e madhe midis çifteve që janë të martuara ose që bashkëjetojnë.

Studiuesit këshillojnë që “recesioni seksual” të trajtohet si një fenomen i vetëm me një shkak të përgjithshëm.