Shëndet Pse nuk duhet të qarkullojnë makinat rreth e rrotull shkollave

Pse nuk duhet të qarkullojnë makinat rreth e rrotull shkollave

| Nga American Eye
Shpërndaje

Zyrtarët e Shëndetit Publik në Britani kanë propozuar ndalimin e makinave jashtë portave të shkollës një përpjekje kjo për të ulur ndotjen e ajrit. Kjo masë është në mesin e një sërë rekomandimesh në mbarë Britaninë të parashtruara nga Enti i Shëndetit Publik. Drejtori i PHE, Paul Cosford, tha për BBC se “makinat duhet të ndalen larg shkollës dhe fëmijët mund të ecin në këmbë lirisht për të shkuar në shkollë”. PHE thekson se 28,000 në 36,000 vdekje në vit në Britani të Madhe mund t’i atribuohet ekspozimit afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit.

Raporti thotë se duhet të ndalohet lëvizja e makinave dhe parkimi i tyre në pikat e nxehta siç janë shkollat, spitalet dhe shtëpitë e kujdesit. Gjithashtu, rekomandon një absorbim më të gjerë të zonave të ulëta të emetimit ose të ajrit të pastër për të dekurajuar mjetet më ndotëse nga hyrja në zona të populluara. Paul përshkruan ndotjen e ajrit si kërcënimin më të madh mjedisor për shëndetin në Britani të Madhe dhe thotë se ka prova të forta se ndotja e ajrit shkakton zhvillimin e sëmundjeve koronare të zemrës, goditje, sëmundje të frymëmarrjes dhe kancerit të mushkërive dhe përkeqëson astmën.
Megjithëse Anglia, Skocia, Irlanda e Veriut dhe Uellsi udhëheqin në politikën e cilësisë së ajrit në territoret e tyre, PHE kontribuon në zbatimin e strategjisë së qeverisë në mbarë Britaninë.

Profesor Cosford tha për BBC, se duhet të ketë më shumë bashkëpunim midis autoriteteve lokale, shkollave dhe prindërve rreth asaj se si të “ndalin emetimet”
Rishikimi i PHE gjithashtu rekomandon:Për ridizenjimin i qyteteve, kështu që njerëzit nuk do janë aq afër rrugëve të ndotura, për shembull, të dizajnohen rrugët më të gjerë ose duke përdorur mbrojtjet kundër ndotësve.

Inkurajimi i marrjes së automjeteve me emetim të ulët duke vendosur objektiva më ambicioze për instalimin e pikave të ngarkimit të makinave elektrike, si dhe ndalimi i automjeteve shumë ndotëse nga hyrja në zonat e banuara.