Extra Pse nuk i kreh flokët? Pyetja që vuri në siklet Boris Johnson

Pse nuk i kreh flokët? Pyetja që vuri në siklet Boris Johnson

Një reporter i BBC pasi mbaroi intervistën me kryeministrin Boris Johnson i bëri një pyetje të cilën ia kishte kërkuar mamaja e tij personalisht.

Përse nuk i kreh kurrë flokët? Madje as kur i drejtohesh popullit apo përfaqëson atë në arenën ndërkombëtare, nuk i kreh flokët..

Përgjigjja e kryeministrit të Britanisë ishte: I kreh. I kërkoj ndjesë. Bëj më të mirën për ta. Të garantoj që i kreh flokët. Madje kam dhe një krehër në zyrë. Megjithatë dërgoji urimet më të mira mamasë tënde për Krishtlindje dhe i kërkoj ndjesë për flokët e mi, por kështu i kam.