Kulturë Pse nxënësit estonezë shkëlqejnë në testet globale

Pse nxënësit estonezë shkëlqejnë në testet globale

Branwen Jeffreys – BBC

Estonia është fuqia më e re arsimore në Europë. Ky vend i tejkalon ekonomitë kryesore europiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, në testet me ndikim arsimor global.

Këto teste të Pizës matin aftësinë e 15-vjeçarëve për të aplikuar aftësitë dhe njohuritë e tyre në zgjidhjen e problemeve në jetën reale në lexim, matematikë dhe shkencë.

OECD i ka kryer këto teste që nga viti 2000, dhe shumica e vendeve me të ardhura të mesme dhe më të larta marrin pjesë. Rezultatet e fundit u publikuan të martën.

Në rezultatet e Pizës të publikuara në vitin 2016, Estonia u rendit e treta në shkencë ndërsa Mbretëria e Bashkuar u rendit e 15-ta, dhe në lexim Estonia u rendit e gjashta – shumë larg vendit të 22-të të Mbretërisë së Bashkuar.

Shpenzimet në arsim në Mbretërinë e Bashkuar janë relativisht të larta në krahasim me mesataren në ekonomitë më të mëdha, por nuk ndodh e njëjta gjë për këtë shtet të vogël baltik.

Estonia e ka bërë arsimin me cilësi të lartë përparësi.

Kopësht fëmijësh nga mosha tre vjeç

Është koha të ndalemi te kopshti i fëmijëve Kelmikula në kryeqytetin e Estonisë, Talin.

Nënat Kristin Talvik dhe Elvira Uustalu, të dyja kanë fëmijët e tyre gjashtë vjeçarë në grupin e më të rriturve.

Kjo do të thotë se ata do të fillojnë shkollimin e detyrueshëm vitin e ardhshëm në moshën shtatë vjeç, kështu që prindërit mbështeten në kopshtin e fëmijëve për t’i përgatitur ata.

“Është shumë e rëndësishme sepse të mësuarit do të jetë kaq e shpejtë. Atij do t’i duhet t’i bëjë pyetje mësuesve, të ngrejë dorën, të jetë i guximshëm”, thotë Kristin për të birin.

“Gjëja më e rëndësishme është se ai do të jetë gati për shoqërinë”- vijon ajo.

Pothuajse çdo fëmijë në Estoni shko në kopësht fëmijësh duke nisur nga mosha tre vjeç, apo edhe më herët. Prindërit duhet të japin një kontribut, por ai mbulohet në proporcion me pagën minimale. Kështu për këto dy nëna, kjo nënkupton një pagesë deri në 80 euro në muaj për fëmijë.

“Gati për të mësuar”

Kopshtet e fëmijëve presin që të vegjlit të mësojnë përmes lojërave të drejtuar nga mësuesit e tyre, me mësimet më zyrtare që futen gradualisht.

Elvira thotë se arsimi është i rëndësishëm por “është gjithashtu e rëndësishme ta bëjmë në një mënyrë që ata kënaqen”.

Këtu Estonia fillon të ndajë në nivele arritjen e të gjithë fëmijëve, duke u siguruar që sa më shumë të jetë e mundur të jenë emocionalisht dhe fizikisht të gatshëm për të mësuar.

Ky rezultat, sipas testeve të Pizës, çon në një hendek më të vogël midis të pasurve dhe të varfërve në kohën kur ata janë adoleshentë.

Drejtoresha e kopshtit, Riina Lall, thotë se ata nuk i klasifikojnë fëmijët kundër testeve kur të largohen.

“Fëmijët marrin një kartë shkollore që përshkruan aftësitë e tyre, zhvillimin e tyre dhe çfarë duhet të bëjnë më shumë.”

Është një botë larg Anglisë, ku në një moshë të ngjashme fëmijët përgatiten për provat e tyre të para kombëtare në klasat e para dhe të dyta.

Sistemi i Estonisë është krejt i ndryshëm, por deri në moshën 15 vjeç studentët e saj po e tejkalojnë ndjeshëm Mbretërinë e Bashkuar në çdo fushë të testeve të Pizës.

Pse Estonia i bashkon të gjitha nivelet e aftësisë

Në Estoni, arsimi bazë universal është në shkollat ​​ku nxënësit qëndrojnë nga mosha 7 deri në 16 vjeç, me disa studentë që qëndrojnë për t’u përgatitur për studimet e larta.

Rando Kuustik, është drejtori i gjimnazit Jakob Westholmi në kryeqytetin estonez, me gati 1.000 nxënës dhe rreth 80 pjesëtarë të stafit.

“Nëse i mësoni me nivele të ndryshme të aftësive, i veçoni ata. Pse do ta bënim atë në shkolla?”– thotë Kuustik.

Ai shpjegon pse çdo lëndë në shkollën e tij mësohet në klasa me të gjitha llojet e aftësive.

Vendosja e studentëve në grupe të ndryshme sipas temave ose arritjeve të përgjithshme, është shumë e rrallë në Estoni. Mësuesit pritet të gjejnë mënyra për të niveluar nxënësit nga të gjitha prejardhjet brenda disa viteve.

Ekziston një kurrikul kombëtare, por relativisht pak masa merren për t’i detyruar shkollat ​​të japin llogari përmes rezultateve.

Duke synuar standardet nordike

“Mësuesit kanë një nivel relativisht të lartë të lirisë për të ndërmarrë rreziqe në mënyrën se si ata e hartojnë mësimin”, thotë Rando Kuustik.

“Unë mendoj se mësuesit janë arsyeja kryesore pse ne po veprojmë kaq mirë, me lirinë për të vepruar me mësimet e tyre, dhe studentët mezi presin të mësojnë.”

Kur Estonia rimori pavarësinë nga Rusia, iu drejtua fqinjës së saj Finlandës për ide arsimore.

Ministri i Arsimit dhe Kërkimit, Mailis Reps thotë se ata kanë synuar një nivel nordik, dhe kjo ka një kosto. Përveç kopshtit, prindërit nuk pritet të kontribuojnë.

“Falas në Estoni do të thotë me të vërtetë falas. Ju nuk paguani libra shkollorë, nuk paguani për dreka shkollore, nuk paguani për transport shkollor.”

Arsimi, argumenton ministri, është vlerësuar gjithmonë në Estoni, por tani ai është në kontekstin e një ekonomie sipërmarrëse dhe me zhvillim të shpejtë.

“Pra, ajo që ne kemi sot është një traditë të studiojmë shumë, si vendet aziatike. Ne studiojmë për shumë orë.”

Kjo nënkupton një debat të gjallë dhe të vazhdueshëm midis prindërve nëse ka shumë detyra shtëpie.

Shkollim elektronik për të gjithë

Në shkollë, ajo kulturë që përpiqet është e qartë kur ulesh për drekë me disa studentë më të mëdhenj.

Ata po rriten në një ekonomi ku risia dixhitale është në pararojë.

Votimi në zgjedhjet e përgjithshme është tani në internet. Martin shpjegon se ata kanë një sistem shkollor elektronik, me anë të të cilit ai nënkupton se shumë nga detyrat e shtëpisë bëhen dhe klasifikohen në internet.

Librat janë të huazuar edhe në mënyrë elektronike, gjë që ndihmon me sasinë e madhe të punës që ata pritet të bëjnë në shtëpi.

“Si një vend i vogël, mbase kemi një ndjenjë që duhet ta dëshmojmë veten. Duhet të jemi të edukuar që të vazhdojmë”, thotë Katja.

Po bëhen ndryshime.

Qeveria po përpiqet të bindë më shumë shkolla të testojnë nxënësit në moshat 10, 13 dhe 16 vjeç për të ndjekur përparimin e tyre. Do të duhet ta ekuilibrojë këtë ndaj nivelit shumë të lartë të lirisë që kanë shkollat tani.

Ka edhe sfida. Shumë nga mësuesit e Estonisë po i afrohen moshës së pensionit dhe, megjithë nxitjen e madhe për rekrutim, jo dhe aq shumë po nisin këtë profesion.

Në një sistem që vlerëson shumë arsimtarët e tij, rreziku më i madh është për të mbajtur përparimin e jashtëzakonshëm që është bërë.