Extra Pse rasti i kësaj gruaje shtatzënë është “1 në 10 milionë”?

Pse rasti i kësaj gruaje shtatzënë është “1 në 10 milionë”?

Një nënë u befasua kur zbuloi se ishte shtatzënë me dy grupe binjakësh në të njëjtën kohë – një fenomen që mjekët thonë se është një rast ‘1 në 10 milionë’.

Ashley Ness, 35 vjeç, nga Taunton, Massachusetts, jeton me vajzën e saj 8-vjeçare, Chanel, partnerin Val, 47 vjeç, dy djemtë e tij më të vegjël, Isaish, 10 dhe Zayden, 7. Tani, familjes do t’i bashkohen edhe 4 fëmijë të tjerë.

Përpara se të lindje fëmijën e saj të parë, Ness kishte kaluar 4 aborte, prandaj për të “çdo fëmijë është bekim”.

“Testet zbuluan se ajo kishte katër foshnja në dy qese të placentës, të cilat treguan dy grupe binjakësh identikë – diçka që Dr. Ahmet Baschat, profesor në Departamentin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Johns Hopkins, tha se ishte një gjë e rrallë ‘si 1 në 10 milionë’.

Baschat shtoi: “Është një shtatzëni me rrezik të lartë. Ne shohim shumë gjëra të rralla, por kjo është hera e parë që po e dëgjoj këtë në të gjithë karrierën time.”

Miqtë tani kanë krijuar një GoFundMe për të ndihmuar “në mbështetjen financiare për mrekullitë e papritura”. Ata kanë mbledhur deri tani 12,300 dollarë nga objektivi prej 15,000 dollarësh.