Bota Pse shkuan kaq shumë njerëz për të parë funeralin e mbretëreshës?

Pse shkuan kaq shumë njerëz për të parë funeralin e mbretëreshës?

Funerali i mbretëreshës Elizabeth II ishte një nga ngjarjet televizive më me interes në histori. Për shumë njerëz, ishte funerali i parë i një monarku britanik ku ishin dëshmitar. Hera e fundit ishte në vitin 1952.

Pra, çfarë i bëri kaq shumë njerëz të ndiejnë se ishte e rëndësishme të shihnin, të paraqiteshin ose të ishin pjesë e ceremonisë në një farë mënyre?

4.1 miliardë njerëz ranë në kontakt me përditësimet e shtypit britanik. Ceremonia u ndoq nga 29 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka një popullsi prej 67 milionë banorë. Rrugët e Londrës ishin të mbushur me njerëz që tundnin flamujt.

Rreth një milion njerëz dolën në rrugë për të parë funeralin duke ecur përgjatë rrugës nga Westminster Abbey në Kështjellën KIindsor. Mbi 250,000 njerëz të tjerë besohet se kanë pritur në radhë për të parë funeralin.

“Arsyeja kryesore (pse dola në rrugë) është se mbretëresha ka qenë gjithmonë pjesë e historisë sime dhe asaj se si unë e shoh vendin. Cilado qoftë situata politike apo sado e tmerrshme të jetë gjendja e botës, mbretëresha nuk ka ndryshuar. Ajo ka qenë një simbol i vazhdueshëm i qëndrueshmërisë, qetësisë dhe guximit – gjëra që unë i vlerësoj shumë si cilësi personale dhe gjithashtu si kombëtare. Ajo simbolizonte gjithçka që është e mirë për këtë vend,” tha për Euronews një i pranishëm në rrugët e Londrës.

Pse britanikët janë kaq të lidhur me mbretëreshën dhe familjen mbretërore?

Prof. Simone Schnall, eksperte në psikologjinë sociale dhe eksperimentale, tregon punën e kolegut të saj Jonathan Haidt, i cili ka studiuar se si njerëzit vendosin se çfarë është e rëndësishme për ta.

Disa mënyra janë mjaft racionale, ndërsa të tjerat jo.

Një nga mjetet e tjera për të bërë gjykime morale është besnikëria brenda grupit. Një tjetër është autoriteti dhe të kuptuarit e një hierarkie dhe së treti, shenjtëria. Kjo përshkruan ndjenjën se disa gjëra thjesht janë dhe çdo gjë tjetër është e panatyrshme.

“Për shembull, ideja se një person, i cili rastësisht në lindje, përfundoi në një pozicion të jashtëzakonshëm pushteti dhe pasurie, është krejtësisht i padrejtë, shumë njerëz mendojnë se është e rëndësishme të kesh dikë atje,” shpjegon ajo. “Njerëzit përdorin të gjitha llojet e bazave morale ose intuitave për të përcaktuar se çfarë është e drejtë dhe e gabuar, çfarë është e rëndësishme për ta, çfarë u jep atyre kuptim në jetë ose çfarë duhet të aspirojnë në jetë,” thotë Schnall.