Kryesore Pse Spanja u bë epiqendra e re e epidemisë së koronavirusit?

Pse Spanja u bë epiqendra e re e epidemisë së koronavirusit?

Spanja regjistroi 738 vdekje nga koronavirusi brenda një dite, duke shënuar një shifër rekord.

Sipas britanikes “The Guardian”, ky është një nga momentet më dramatikë në historinë e Spanjën.

Vendi është kthyer në epiqendrën e koronavirusit, një titull i frikshëm, që fillimisht e mbajti Kina, më pas Irani dhe në fund edhe Italia.

Por përse po ndodh kjo situatë katastrofike në Spanjë?

Gazeta britanike shkruan se shkak mund të jetë reagimi i vonuar. “Spanja do ketë vetëm një grusht me raste,” tha më 9 shkurt kreu i emergjencave mjekësore në Madrid, Fernando Simon.

Më 19 shkurt, 2500 tifozë të Valencias udhëtuan për në Itali që të ndjekin ndeshjen kundër Atalantas. Tashmë ajo ndeshje njihet si ‘ndeshja zero’, një bombë prej nga shpërtheu virusi në Lombardi.

Por jo vetëm kaq. Tifozët, lojtarët dhe gazetarët spanjollë nisën të sëmureshin.

Megjithatë, arsyeja kryesore e kësaj epidemie mund të jetë më e zakonshme. Kjo ka qenë një pranverë e butë dhe plot diell. Në fund të shkurtit dhe në fillim të marsit, lokalet, parqet dhe rrugët ishin të mbushura me njerëz në Madrid. Kjo nënkupton takime, përqafime dhe puthje.

Edhe qeveria është nën akuzë se veproi vonë. Vendit i mungonin pajisjet kryesore: veshjet mbrojtëse, tamponët e testimit dhe ventilatorët. Një shumë mbi 400 milionë euro ka shkuar në Kinë tani për të blerë pajisje mjekësore.

Virusi nxori në pah problemet e sistemit të kujdesit në Spanjë. Shumë azile të moshuarish nuk ofrojnë standardet e duhura dhe u bënë më të goditurat nga koronavirusi në vend. Pamjet nga këto azile janë të tmerrshme këto ditë. Ushtria ka gjetur njerëz të vdekur në krevatet e tyre.

Spanja ka një sistem primar të kujdesit shëndetësor të mirë, por spitalet prej vitesh vuanin nga masat e shkurtimeve që nga kriza e vitit 2008.

 

Kur kjo të mbarojë, Spanja do jetë një ‘pacient’ me probleme të mëdha ekonomike