Horoskopi Pse të gjithë po lindin tani? Astrologjia e ka një shpjegim: Gjithë...

Pse të gjithë po lindin tani? Astrologjia e ka një shpjegim: Gjithë punën po e bëjnë këto 2 shenja

| Nga American Eye
Shpërndaje

Almeda Abazi, Kim Kardashian, Meghan Markle, kanë qenë gjithandej këtë javë.

Duket sikur të gjithë të famshmit e kanë bërë me fjalë të lindin këtë javë por mesa duket, si çdo gjë tjetër sipas astrologëve, edhe ky fenomen shpjegohet me pozicionin e yjeve.

Yjet që lidhen me destinin dhe karmën, ndodhen aktualisht në shenjat e Gaforres dhe të Bricjapit. Këto dy shenja njihen si simbole të mëmësisë dhe atësisë.

Këto dy nyje yjesh- që gjenden njëri tek Gaforrja dhe tjetri tek Bricjapi- janë në një pozicion të përkryer me planetin e Afërditës që siç dihet, mbart plot energji dashurie dhe erotizmi.

Vetë Afërdita nga ana tjetër, po bashkëpunon fort me planetin e Jupiterit, që njihet si planeti i zgjerimit. Kur Afërdita dhe Jupiteri bëhen bashkë, gjithçka shumohet, qoftë në begati materiale, qoftë në fertilitet.

Almeda Abazi u bë nënë për herë të parë më 6 maj. Ajo dhe bashkëshorti, aktori Tolgahan Sayisman, u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën Efehan.

Po në këtë ditë, Dukesha e Sussex-it Meghan Markle solli në jeten beben më të pritur në planet: bashkë me princin Harry, ata prezantuan vogëlushin e tyre Archie 4 ditë më parë në një dalje publike për mediat.

Dy ditë më parë, Kim Kardashian u bë nënë për herë të katërt. Fëmija u mbart dhe erdhi në jetë nga një mama surrogatë, një djalë.