Kuriozitete Pse trupi na kërkon kafe sapo zgjohemi?

Pse trupi na kërkon kafe sapo zgjohemi?

Kafeja e mëngjesit për shumicën është kthyer në një zakon. Gjëja e parë që ju shkon në mendje në mëngjes është një filxhan kafe. Po pse ndodh kjo, ndërkohë që mëngjesi duhet të jetë periudha me energjike e ditës?

Pse të gjithë kanë nevojë për një filxhan kafe?

Ndikimi i kafesë për shëndetin ka qenë prej kohësh një temë e debatueshme mes ekspertëve të shëndetësisë që studiojnë efektin e saj dhe ndikimin që ka kafja në shëndetin e njeriut.

“Një filxhan kafeje përhap shpejt kafeinën në gjak për 20 minuta dhe do të qarkullojë në gjak për më shumë se 12 orë”, thotë Dr. Owen Bain, themelues i konsulencës së Gourmet Focus.

Por pse kafja është gjëja e parë që na kërkon trupi sapo zgjohemi?

Dietologia Fiona Tuck thotë se 80% e popullsisë kanë mungesë të magnezit dhe kjo mund të jetë përgjigjja për çdo simptomë që nuk mund të shpjegohet- që nga lodhja e deri te dëshira për të ëmbla dhe kafe.

Ndërsa arsyet për mungesën: “Ka shumë arsye për mungesën e magnezit”, shpjegoi Tuck. “Kjo përfshin, një dietë të lartë me sheqerna ose ushqim të përpunuar, stres kronik dhe konsumim të rregullt të alkoolit janë disa prej këtyre arsyeve. Nëse nuk kemi mjaftueshëm magnez në trupin tonë, shëndeti ynë do të preket duke dhënë shenja si lodhja”, shtoi ajo.