Sport “PSG nuk do ta fitojë kurrë Champions-in me ata të tre. Më...

“PSG nuk do ta fitojë kurrë Champions-in me ata të tre. Më i keqi është Mbappe”

Jamie Carragher nuk i ka kursyer kritikat për PSG dhe veçanërisht për treshen Messi, Neymar dhe Mbappe.

Ish-mbrojtësi i Liverpool ka kritikuar sjelljen në fushë të tre yjeve të sulmit pas humbjes së pësuar në Champions League kundër Manchester City.

“Nuk do ta fitojnë kurrë Champions League. Nuk mund të fitojnë me tre lojtarë që shëtisin në fushë. Ka katër skuadra që mund ta fitojnë kompeticionin dhe janë Manchester City, Liverpool, Chelsea dhe Bayern Munich dhe asnjëra nga këto nuk ka lojtarë që bëjnë si ata të PSG”, ka thënë Carragher.

“Francezët kanë tre futbollistë që shëtisin në fushë, kështu që nuk kanë asnjë mundësi për ta fituar Champions-in. Mbappe? Unë mund ta kuptoj një sjellje të tillë nga Messi, por jo nga Mbappe. Ai është 22 vjeç dhe jo 34. Duhet të vrapojë në fushë, të kthehet mbrapa të mbrojë dhe të ndihmojë shokët e skuadrës. Nuk më pëlqen si sillet në fushë”.